Mbrëmjen e djeshme është mbajtur eventi më i rëndësishëm i modës, “MET Gala”. Në këtë event ishin të pranishme edhe dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Për Orën, kjo ishte hera e katërt në këtë event, ndërsa për Lipën ishte hera e parë.

Në tapetin e kuq të “MET Gala” në New York, Rita u shfaq e veshur me një fustan gjithë temina të errëta dhe ngjyrë floriri. Këngëtarja kishte zgjedhur një dekolte të hapur.

Ndonëse mbërriti e vetme, Rita Ora u bë bashkë me Kate Moss, një prej mikeshave të saj të afërta, e cila gjithashtu shkëlqente e tëra me një fustan ngjyrë argjendi.

E veshur e tëra me Versace dhe me një krehje voluminoze flokësh, Dua Lipa u shfaq më ekstravagante se kurrë në galanë që kishte si tematikë ekzagjerimin.

Ajo parakaloi në tapetin e kuq bashkë me të dashurin Isaac Carew.

Isaac dhe Dua kanë 4 vite që njihen. Ata filluan të dalin në 2015-ën, për t’u ndarë në shkurt të 2017-ës dhe për t’u bërë përsëri bashkë në 2018-ën.


