8 Dhjetor, 2021

“Gjithë këto lutje që bëmë për ty, s’tregove gjendjen tënde”- Adriana Matoshi flet pas operacionit për tumorin në tru: Sot i çela pak sytë


Adriana Matoshi iu nënshtrua një javë më parë një operacioni për heqjen e tumorit në tru.

adriana matoshi (2)

Ndërkohë aktorja dhe deputetja kosovare mori mbështetje të madhe nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit, të cilët u lutën për shëndetin e saj.

Pas operacionit që rezultoi i shëndetshëm, Adriana Matoshi nuk foli për gjendjen e saj shëndetësore dhe mbrëmjen e djeshme reagoi për herë të parë në rrjetet sociale në një postim të Arjola Demirit, ku i shprehu miken e saj mbështetjen brenda shtëpisë së Big Brother.

adriana matoshi (3)

“Drita ime, dashnia jeme pa kufi! Të dua me shpirt, ylli im më i bukur”, komentoi ajo.

Ndërsa një komentues e kritikoi, që gjatë kësaj kohe nuk foli për gjendjen e saj pas operacionit, pas gjithë atyre lutjeve për shëndetin e saj.

adriana matoshi2

“Gjithë ato lutje që i bëme për shëndetin tënd, nuk ishe ne gjendje me bo një postim, me ju tregu këtij populli për gjendje tënde mbas operacionit!”- shkroi komentuesi.

adriana matoshi (5)

Ndërkohë Adriana Matoshi u përgjigj se “sot ka hapur pak sytë dhe në momentin kur do bëhet me e fortë do shkruajë diçka nga shpirti”.

“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe morra telefonin, gjeja e parë qe pashe ishte Arjola. Nesër besoj qe forcohem e koncentrohem për me shkrua diçka nga shpirti”, komentoi deputetja.

adriana matoshi

/Panoramaplus.al

adriana matoshi (4)adriana matoshi (1)adriana matoshi (2)adriana matoshi (4)adriana matoshi (5)adriana matoshi (8)adriana matoshi (6)adriana matoshi (4)adriana matoshi (5)adriana matoshi (2)adriana matoshi, keith (5)adriana matoshi, keith (7)adriana matoshi, keith (1)

© Panoramaplus.al