23 Korrik, 2021

“Gjithçka”- Patris Berisha publikon fotot me … Shton dyshimet se është ribashkuar me Tunën


Teksa u dukur sikur nuk do kishte më kthim për Tuna Sejdiun dhe Patris Berishën, pas largimit të këngëtares në SHBA, duket se çifti i kanë dhënë edhe një mundësi njëri-tjetrit.

patris berisha tuna

Artisti ka publikuar në Instagram foto me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen, duke ngritur dyshimet se janë bashkë.

patris berisha

Ndërkohë pak ditë më parë, Tuna Sejdiu zbuloi se po kalonte pushimet me Patris Berishën dhe fëmijët.

patris berisha1

Ajo postoi një video në plazh ku dukej qartazi bashkëshorti i saj.

Nuk dihet nëse ata janë bërë bashkë për shkak të fëmijëve apo janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Megjithatë çifti kanë pasur edhe më herët kriza por që i kanë tejkaluar.

patris berisha2

Aludimet se Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha ishin ndarë nisën kur këngëtarja udhëtoi drejt SHBA-ve pa partnerin e saj ndërkohë që ishte shtatzënë.

tuna sejdi (6)

Këngëtarja solli në jetë Zen në Amerikë dhe Patris Berisha nuk ishte pranë saj në ato momente, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se i kishin dhënë fund martesës.

tuna sejdi (4)

Por pas lindjes së djalit, çifti janë ribashkuar sërish dhe po kalojnë kohën së bashku.

/Panoramaplus.al

tuna sejdi (9)tuna sejdi patris berisha (2)tuna sejdi patris berisha (4)tuna sejdi patris berisha (1)tuna patris berishatuna sejdi, patris berisha (1)tuna-sejdini1tuna6

© Panoramaplus.al