6 Mars, 2019

Gjithçka mori fund, këngëtaren shqiptare e braktis aktori i famshëm i “Hollywood”-it (FOTO)


Romanca prej katër muajsh e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora me aktorin e njohur të “Hollywood”-it, Andrew Garfield duket se ka përfunduar.

Fillimisht ata të dy u munduan që gjithçka ta mbanin larg vëmendjes së mediave, por shumë shpejt në rrjetet sociale u përhapen fotografitë e tyre.

E teksa përflitej se 28-vjeçarja ishte e shumë e dashuruar dhe se kishte vendosur që të ndërronte numër që të mos shqetësohej nga ish-të dashurit e saj, mediat e huaja shkruajnë se aktori i famshëm i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Burime pranë “The Sun” kanë zbuluar se Andrew ka vendosur të ndahet pasi kërkon një jetë më private, mirëpo ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga ana e Ritës e cila ndihet e shkatërruar.

“Rita është copëtuar nga situata. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku. Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe e jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private” , thanë burimet për ‘The Sun’.

© Panoramaplus.al