1 Nëntor, 2022

Gjithçka gati për Big Brother Kosova, prezantuesi zbulon studion e spektaklit


“Big Brother” do të transmetohet këtë vit për herë të parë në Kosovë në formatin “Vip”. Teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare. Së fundmi moderatori i reality-showt, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena e “Big Brother Vip Kosova.” Moderatori ka publikuar një foto në Instastory, ku nuk ka zbuluar shumë, por kjo është një nga pamjet e rralla të skenës, duke pasur parasysh se produksioni ka qenë mjaft i “fshehtë” në lidhje me detajet e programit.

Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit.

Gjatë kësaj periudhe kuriozitet të madh ka pasur edhe për konkurrentët pjesëmarrës. Gjatë kësaj interviste, aktorja u pyet mbi emra konkretë, ndonëse hezitoi të zbulonte më tepër.

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora.

Elvana Gjata është një nga emrat që është lakuar më së tepërmi për të qenë pjesë e “BBVK”. E dini tashmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Vokshit.

Nuk kishte si të mungonte pyetja e drejpërdrejtë për moderatoren mbi praninë e Elvanës. Jonida e theksoi se mikja e saj nuk do të jetë pjesë e reality-shoë-t në Kosovë. “Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo,-përfundoi Jonida Vokshi.

 

 

© Panoramaplus.al