
Sa hermetikë jeni nga 0 te Getoar Selimi? Reperi mund të shërbejë si pika më ekstreme e të qenit privat, aq shumë sa u deshën 6 muaj nga ardhja në jetë e vajzës së tij, Marget, që ai të publikonte një foto me të.
Megjithatë pasi theu akullin, reperi është treguar më ‘dorëlëshuar’. Ditën e sotme ai ka publikuar si rrallëherë një foto teksa mban në krahë vogëlushen.
Krah saj ai ka shkruar: “Gjithçka e imja”.

Marina Vjollca dhe Getoari i njohur edhe si Ghetto Geasy mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në nëntor të 2021. Edhe pse të dy po e mbajnë të voglën e tyre larg rrjeteve sociale, moderatorja është treguar më dorëlëshuar pas hera-herës poston momente me Marget.

Ndryshe nga ajo, reperi nuk kishte publikuar asnjë foto, deri pak javë më parë. Ai më në fund ka ndarë një foto me të bijën në krahë teksa shihen në plazh. Geti i dhuron një puthje vogëlushes, teksa ka shkruar “Jeta e babës”. Nuk mungoi dhe një koment nga mami Marina, e cila i shkruan: “Bota ime”.
View this post on Instagram
Marina së fundmi ka rrëfyer nëse ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget. “Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- tha ajo për “T7” duke shtuar po e përballon shumë mirë edhe punën në ekran, biznes dhe rritjen e fëmijës.
© Panoramaplus.al
