Edhe pse nuk ndodhet pranë bashkëshortes së tij për të festuar ditëlindjen e saj, reperi i njohur Gjiko sigurisht që nuk ka harruar që t’i bëjë një urim të bukur në rrjetet sociale.

Gjiko ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi të tyre të papublikuara më parë, dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar Elitën në ditën e saj të veçantë.

“Urime ditlindja gruja jem , Shote galica jem! Ty tkom sa ni ushtri , s’ka lufte qe s’e fitojm , TE DU @elita.rudi”, janë fjalët që reperi ka zgjedhur për bashkëshorten e tij, që me siguri është emocionuar kur i ka lexuar.
Moderatorja e njohur kosovare sot feston 26-vjetorin e lindjes. Ndërkohë Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.


