Vitin e kaluar ai rrëfeu në media se kishte blerë një jaht për t’i kaluar pushimet si miliarder në vendet bregdetare. “Gjikos s’i mjaftojnë makinat, ai blen jaht?!”, ishte titulli që shoqërohej me habi të madhe nga mediat e Kosovës.

Por reperi i famshëm Gjiko, ndërkohë që ka nisur përgatitjet për pushime verore me jahtin e tij për të lundruar në det, duket se po avancon me këto lloj mjetesh udhëtimi ekstra luksoze. Ai po planifikon të blejë edhe një motoskaf uji, të cilat të ofrojnë shumë aventurë e adrenalinë.
Reperi ka publikuar disa foto të motoskafëve në profilin e tij në “Instagram”. “Këtë për të shkuar deri në dyqan”, shkruan në njërën foto Gjiko.

Së fundmi, Gjiko është bërë baba për herë të parë i një djali nga martesa me moderatoren Elita Rudi. Bebi Zëri u komentua shumë për shkak të emrit të veçantë, por, mesa duket, ndjekësit e tyre kanë qenë shumë të emocionuar për ardhjen e tij në jetë.
Menjëherë pas lindjes u hapën dhjetëra llogari në “Instagram” në emër të bebit disa orësh, por asnjëra prej tyre nuk menaxhohet nga Elita apo Gjiko. Vetëm 1 ditësh, Zëri u kthye në personazhin më të përfolur dhe të klikuar. Nëse kërkoni në “Instagram”, do të vini re që llogaritë në emër të tij sa po vijnë e po shtohen në mënyrë të habitshme.

Kujtojmë që Elita dhe Gjiko ka dhënë shumë intervista dhe kanë postuar foto gjatë pritjes së ëmbël. Ata u dashuruan gjatë një interviste televizive dhe brenda një kohe të shkurtër vendosën të martoheshin gjatë një ceremonie madhështore që organizuan në Prishtinë… Gjatë lidhjes, nuk kanë munguar gjestet romantike ndaj Elitës dhe këngëtarit, që në muzikë njihet si Flyboy.
Ai e suprizon shpesh partneren e tij, siç ishte 24-vjetori përrallor, kur ai i dhuroi pushime romantike në Santorini. Dashuria e tyre është bërë më e fortë tashmë, ndërkohë mund t’i quajmë moshatarë, pasi Gjiko është vetëm një vit më i madh në moshë nga Elita. Jeta e tyre tashmë ka ndryshuar, pasi çdo gjë e planifikojnë çift.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
