17 Qershor, 2020

“Gjetja e një kompromisi mund …”- Parashikimi i horoskopit për sot: Dashuria do të kalojë në plan të dytë


Dashi

Dashuria dhe ndjenjat do të jenë mjaft të favorshme, ku do të jeni të karikuar me energji pozitive. Të rinjtë do të kenë ide të reja lidhur me punën.

Demi

Nëse nuk e keni kaluar ende një ndarje, ky është momenti për ta bërë. E keni mendjen tjetërkund, ku dashuria do të kalojë në plan të dytë.

Binjakët

Keni nevojë për pasion dhe aventurë. Nëse jeni beqar, ky është momenti për tu rikthyer në lojë. Në punë, do të ndjeni dëshirën për t’iu kushtuar gjërave të reja.

Gaforrja

Takimet do të ecin mirë gjatë kësaj dite. Në punë duhet t’i merrni gjërat lehtë, pasi nuk mund të merrni gjithçka menjëherë.

Luani

Ky është moment reflektimi në dashuri. Aspekti professional, nuk paraqitet shumë mirë, pasi atmosfera është nën ritmin e duhur.

Virgjëresha

Hëna do të jetë në anën tuaj në dashuri, ndaj shfrytëzojeni për të programuar diçka. Një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Puna paraqitet e mirë.

Peshorja

Në dashuri do keni mundësi që të jetoni emocione të bukura, por nëse një lidhje nuk ia vlen, bëni mirë që të mos e vazhdoni.

Akrepi

Gjatë kësaj dite gjetja e një kompromisi mund të duket e thjeshtë. Veproni me zgjuarsi. Puna do të ecë mirë dhe do të ketë zhvillime pozitive.

Shigjetari

Në dashuri gjërat do të ecin mirë. Në punë, duhet të shmangni debatet. Ndonjëherë mirë është të toleroni.

Bricjapi

Yjet do të jenë në anën tuaj dhe do e bëjnë të mërkurën pozitive për dashurinë. Në punë, duhet të vazhdoni përpara. Pasi gjërat do të përmirësohen.

Ujori

Sot do të keni disa ndryshime. Nëse duhet të bëni investime apo blerje me kosto, bëni kujdes me pjesën e burokracisë.

Peshqit

Ky është moment i rëndësishëm për të ardhmen, në dashuri. Ka disa gjëra të cilat duhen qartësuar me partnerin.

© Panoramaplus.al