Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në “Instagram” një video që do t’ju prekë zemrat.

Zenelaj ka treguar se ka surprizuar me rastin e ditëlindjes një vogëlush që ai e quan shok, edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë.

Në videon, Genti shfaqet me një tortë të madhe në duar teksa hyn në klasën ku Soni po bënte mësim. I emocionuar kur ka parë aktorin, i hidhet menjëherë ta përqafojë.
“Surprizë për një shokun tim të vjetër ..ai vërtetë bën 10 vjeç por jemi shokë prej kohësh. EDHE 100 SONI.”- shkruan Genti bashkëngjitur me videon.



