14 Dhjetor, 2018

Gjesti fisnik i reperit shqiptar, dhuron pesë shtëpi për familjet në nevojë


“Bëj mirë, dhe ji i mirë, nëse dëshiron vërtet të ndryshosh diçka, nise me veten tënde”. Këto janë fjalët e reperit të njohur Capital T, i cili një ditë më parë ka treguar se ka një zemër shumë të madhe.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, reperi i dashur për publikun shqiptar ka zbuluar se ka ndihmuar plot pesë familje në nevojë. Ai u ka dhuruar shtëpi ku të jetojnë.

Bëhet e ditur se Capital T është bërë pjesë e shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit” të drejtuar nga Halil Kastrati dhe i ka kthyer buzëqeshjen disa familjeve.

 

View this post on Instagram

 

Zoti eshte i madh ai e din qëllimin tem ??♥️ today was a good good day ??

A post shared by Capital T (@truekapo) on


“Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim. Sot ishte një ditë shumë shumë e mirë”, shkruan krahas fotove të publikuara reperi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al