Çifti i përfolur Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se kanë marrë një hap goxha të rëndësishëm në lidhjen e tyre, siç është ai i takimit me familjarët e njëri-tjetrit.

Ylli i “Kardashians” dhe aktori i “Call Me Be Your Name” janë fotografuar së bashku për herë të parë, duke kaluar kohë me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë një ‘barbecue’ në fillim të këtij muaji.

Motra e Jenner, Kendall Jenner dhe motra e Chalamet, aktorja Pauline Chalamet, mund të shihen duke kaluar kohë me çiftin nga fotot e siguruara për Page Six.
25vjeçarja, ishte veshur casual, por elegante, me një veshje tërësisht të zezë,me një palë strece, një xhaketë lëkure dhe çizme.

Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i Hulu janë parë duke kaluar kohë cilësore së bashku që kur filluan thashethemet për një romancë mes të dyve.
Një burim i brendshëm, kohët e fundit u përpoq të hidhte poshtë aludimet mes Kylie dhe 27 vjeçarit, duke thënë se ata nuk janë në një lidhje serioze por duket se gjërat janë nxehur muajin e kaluar.

Kylie dhe Timothée thuhet se kanë kaluar “çdo ditë së bashku”.
Sipas njerëzve – të cilët e kanë ndjekur çiftin për javë të tëra – CEO i Kylie Cosmetics ka qëndruar në rezidencën e yjeve të “Lady Bird” në Beverly Hills, Kaliforni, “më shumë se gjashtë ditë në javë”, madje duke shkaktuar spekulime se ata janë shpërngulur së bashku.

Thuhet se ata janë parë në një takim për kafe dhe duke punuar çdo ditë së bashku.
Gjatë muajti prill burime të shumta pretendonin se Kylie po takohej me aktorin e nominuar për Oscar.
Asnjëra palë nuk i konfirmoi apo adresoi thashethemet, por makina e Kylie u pa duke mbërritur në shtëpinë e Timothée.


Gjithashtu në prill, Kylie dhe Timothée ishin të dy në festivalin e Coachella, por shmangën të shiheshin së bashku.
Kylie ka vetëm disa muaj beqare, pasi në janar u raportua se ylli i dha fund marrëdhënies disa jeçare me reperin Travis Scott
Ish-çifti janë takuar që nga viti 2017 dhe kanë dy fëmijë: Stormi, 5 vjeç dhe Aire, 1 vjeç.

© Panoramaplus.al

