Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ose ndryshe Fifi, ka lajmëruar ndjekësit e saj se ‘gjëra të mira po vijnë’ ku me të do të jetë pjesë dhe ish- banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.
Fifi ka postuar një video në “Instagram”-in e saj, ku bashkë me Kledin bëjnë një “sfilatë” mode në skenën e “BBV”. Përveç faktit që dyshja dukej shumë simpatike, ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ishtë mbishkrimi që i kishte vendosur videos në krah ku shkruante “ Gjera të mira po vijnë”.
Mendohet se ata do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në ndonjë projekt të këngëtares pasi përveç mbishkrimit ajo ka cilësuar dhe titullin e këngës #Diell, të cilën e shkroi brenda qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në shqipëri dhe u pëlqye shumë nga publiku.
Këngëtarja ka qenë goxha aktive në rrjetet e saj sociale ku ka treguar dhe miqësinë që ka ruajtur me disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”. Gjithashtu po përflitet se që mbas daljes nga shtëpia ajo ka nisur një romancë me ish-futbollistin, Granit Canën.




