24 Qershor, 2020

Gjendet e vdekur në pyll gruaja e ish-ministrit, deklarata e tij pasi mori vesh ngjarjen


Gruaja e Tory Owen Paterson, ish minister ne kabinetin e David Cameron, eshte gjetur e pajete ne nje pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.

Mediat e huaja, shkruajne sot se lajmi i rende per familjen eshte marre vesh ne diten qe deputet konservator do te festonte 64-vjetorin e lindjes.

Policia e West Mercia tha se shkaqet e vdekjes janë të pashjegueshme. Ajo kishte jete aktive dhe ishte e njohur si kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club.

Ishte nene e dy djemve dhe nje vajze dhe kishte 40 vite e martuar.

“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur. Rose dhe unë u martuam dhe jetuam per 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”- ka thene ai.

29997962-8454823-The_wife_of_Tory_MP_Owen_Paterson_Rose_Paterson_pictured_togethe-a-35_159299584324429997964-8454823-Mr_and_Mrs_Paterson_have_three_children_a_daughter_Evie_right_wi-a-36_159299584327729999686-8454823-image-a-44_159299686980729999318-8454823-image-m-52_1592998386267

© Panoramaplus.al