2 Shtator, 2022

“Gjëja më e ulët”/ Slevije Jaho flet për tradhtinë, partnerja e Shpat Kasapit zbulon planet e të ardhmes


Kur pyetet për tradhtinë, bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, Slevije Jaho është e prerë në përgjigjen e saj.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një intervistë virtuale që ajo realizoi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Mes të tjerash një ndjekës pyet: “Çfarë mendon për tradhtinë?”, ndërsa përgjigja e Jahos ishte: “Gjëja më e ulët që mund të bëjë njeriu”

Kjo nuk është hera e parë që partnerja e këngëtarit flet për tradhtinë. E pyetur pak kohë më parë nëse do ta falte tradhtinë për hir të djalit, Selvija ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke thënë se  absolutishte nuk do ta falte.

“Pse duhet për hatër të djalit të falësh gjëra? Absolutisht jo. S’më pëlqen fare të flas për bureca si bukurreca që fshihen nga përgjegjësitë e tyre”- shprehej Selvije Jaho.

Një tjetër pyetje që iu drejtua gjatë bisedës së sotme virtuale ishte edhe në lidhje me profesionin e saj dhe rritjen e djalit.

“A mendon t’i kthehesh profesionit tënd nëse ke, tani që të është rritur djali”- pyeti ndjekësi, të cilit Slevija iu përgjigj duke shkruar: “Tani primare kam rritjen dhe edukimin e Roelit. Vitin tjetër mendoj të vazhdoj të punoj dhe të sjell diçka që unë di ta bëj më së miri”

© Panoramaplus.al