5 Korrik, 2021

Gjashtë vite pasi i vodhën 200 mijë paund, Rita Ora “instalon dhomën e panikut” në shtëpinë e saj! Ja çfarë funksioni do të ketë ajo


Rita Ora ka vendosur të bëjë disa rinovime në shtëpinë e saj në Londër, ku do të përfshijë edhe një dhomë paniku.

rita ora (1)

Këngëtarja ka menduar ta kthejë shtëpinë e saj në një vend më të sigurt, pasi për shkak të suksesit, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe medias, ajo është më e rrezikuar ndaj qëllimeve të errëta, shkruan “The Mirror”.

rita ora (5)

Bëhet një fjalë për një dhomë sigurie. Në raste sulmi, vjedhje apo ndonjë dukuri natyrore e mundshme, kjo do të jetë streha e sigurt për këngëtaren.

Dera e dhomës është shumë e fortë dhe dhoma ka një mbulim të mirë të valëve telefonike.

rita ora (1)

Këngëtarja synon të shtojë në dhomën e saj të gjumit edhe një oxhak, një qilar dhe një dhomë të madhe zhveshjeje.

rita ora (3)

Ky vendim mund të vijë si pasojë e eksperiencës së keqe që Rita Ora ka kaluar në vitin 2016, në kohën kur i vodhën sende me vlerë 200,000 paund, ndërsa ajo flinte në katin e sipërm.

rita ora (4)

31-vjeçari Charaf Elmoudden u shpall fajtor për vjedhjen në shtëpinë e atëhershme të Ritës.

rita ora (6)

Ai hyri në shtëpinë me katër dhoma gjumi të këngëtares në Londër dhe vodhi një sërë këpucësh të shtrenjta, telefona, kompjuterë dhe një çantë për qen.

Në audion e siguruar nga policia, Rita dëgjohej duke thënë ‘më duhet të mbroj motrën’, Elenën, e cila ishte me të në shtëpi kur të dyja u zgjuan nga hajduti.

© Panoramaplus.al