Gigi Hadid nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen e saj me yllin e filmit Leonardo DiCaprio pasi nuk dëshiron të lëndojë ish-partnerin e saj, Zayn Malik.

Kështu ka thënë një burim i afërt me modelen për ‘Cosmopolitan’.
27-vjeçarja dhe Malik e nisën lidhjen e tyre në vitin 2015 dhe kanë një vajzë së bashku. Ish- çifti i dha fund lidhjes në 2021.

Një tjetër burim i tha Entertaiment Tonight se Hadid dhe DiCaprio janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin” pavarësisht se po i marrin gjërat shtruar.
“Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat në nivele të ulëta me marrëdhënien e tyre”, tha burimi për Entertainment Tonight.

“Ata po përpiqen t’i mbajnë gjërat private dhe të mos tregojnë shumë”- shtoi burimi.
“Gigi dhe Zayn të dy duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos që të kenë një marrëdhënie të përzemërt, të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë për Khain në një mënyrë të shëndetshme.”

DiCaprio është i njohur për lidhjet me femra më të reja, diçka për të cilën njihen edhe George Clooney dhe Bruce Willis .
Sipas The Sun, ishi i DiCaprios , Camila Morrone , ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa aktori kishte synuar të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi.
Pasi Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, botimi thotë se ishte ajo që u nda me aktorin.



