22 Tetor, 2022

Gigi Hadid habit me rrëfimin e saj: Vuaj nga kjo sëmundje


Gigi Hadid, është një nga modelet më të suksesshmet në botë, por edhe ajo ka pasiguritë e saj. Gigi ka treguar se vuan nga “sindroma mashtruese”.

Kjo sindromë e veçantë u referohet njerëzve që besojnë se nuk e meritojnë suksesin që po përjetojnë dhe kanë frikë se mos ekspozohen. Zbulimi është bërë në konferencën “Forces in Fashion” dhe Gigi Hadid ndër të tjera ka folur për vetëbesimin e ulët dhe dyshimet që ka për aftësitë e saj. 27-vjeçarja Gigi hodhi një tjetër hap të rëndësishëm në fushën e modës, teksa krijoi markën e saj të veshjeve “Gest in Residence”.

Megjithatë, kjo ende nuk e bëri atë të ndihej më e sigurt, apo të besonte në të. “Ndonjëherë harroj se sa krijuese jam. Unë kam vuajtur gjithmonë nga sindroma mashtruese ”, tha Gigi.

“Nuk mund të jesh gjithmonë modele, kam qenë gjithmonë kreativ dhe e kam parë që jeta ime po më çonte atje. Shtatzënia më bëri të mendoj se sa më rehat do të isha nëse do të kisha një punë në zyrë, mund të marr edhe vajzën time atje”, shpjegoi ajo.

Jelena Hadid e njohur ndryshe si Gigi Hadid është një modele amerikane e lindur me 23 prill 1995,  e ka nisur karrierën e saj që prej moshës 2 vjecare pasi prinderit e saj u ndanë. Gigi ka edhe një motër tjetër Bella Hadid dhe një vëlla Anwar Hadid. Hadid u shpall modelja e vitit ne 2015. Gjithashtu  është një nga ëngjëjt e Victoria’s Secret  ajo mori pjesë së bashku me motrën e saj Bella Hadid ku thyen një rekord si modelet e para me lidhje gjaku që marrin pjesë në një sfilate mode të Victoria’s Secret.

© Panoramaplus.al