Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Klea Huta.

Artistja feston 30-vjetorin e lindjes, ndërsa në këtë ditë kaq speciale për të ajo mori urime ntë shumta nga miqtë, kolegën dhe familjarët e saj, por atë të bukurin Klea e mori nga partneri i saj Elgit Doda.
Teksa postoi në InstaStory një foto me të dhe me të voglin e tyre, Krid në ditën e tyre më të veçantë, atë të martesës, ai zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar bashkëshorten e tij.
“Gëzuar ditën e lindjes shpirt. Gëzuar për familjen tonë, gëzuar për çdo sukses së bashku sot e gjithmonë të dua”, ka shkruar Elgiti, ndërsa në fund ka vendosur edhe një zemër të kuqe për të treguar dashurinë e madhe që ai ndjen për Klean.

Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë dyshja kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare nga e cila çifti kanë edhe një djalë, Kridin.


