Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Huseyin Usta mirëpëritën u bënë prindër për herë të parë në janar të këtij viti. Çifti i pagëzuan dy bebushat e tyre me emrat Ivy dhe Icon.

Gjatë kësaj përiudhe këngëtarja është treguar mjaft e rezervuar duke mos i shfaqur shumë binjakët e saj në publik.

Sot Ivy dhe Icon sot mbushin plot 8 muaj dhe Genta na ëmbëlsoi ditën me postimin e saj ku shfaqej pranë partnerit dhe bebushave.
“Gezuar 8 mujorin bebushat e mi, ju duam shumë”– shkroi artistja krahas fotos.

Rikujtojmë se Genta u shkëput nga muzika për një periudhë të gjatë kohore, duke iu dedikuar binjakëve të saj dhe duke shijuar mëmësinë.

Por së fundmi këngëtarja ka marrë një vendim edhe për karrierën e saj. Ndonëse gjatë kësaj periudhe nuk e kemi parë me koncerte, Genta ka vendosur të rikthehet pranë publikut.
Nga një foto në faqen zyrtare të “Vibez Festival” bëhet me dije se këngëtarja do të performojë në këtë event në Zvicër më 10 shtator.


