28 Qershor, 2019

Getoari publikon foto nga momentet intime me Marinën: Çupa- çupa me…


Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim një nga çiftet më të dashura e të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Prej disa ditësh, ata ndodhen me pushime në Barbados, ku nga postimet në profilet e tyre në “Instagram”, duket se po i shijojnë në maksimum.

Teksa deri tani kanë publikuar vetëm foto të vetes, reperi i njohur e “theu rregullin”, duke postuar një imazh së bashku me bashkëshorten e tij.

Getoari vendosi që të shkelte pakëz limitin e privatësisë duke publikuar një foto nga momentet e tyre intime në det .

“Çupa- çupa me mbretëreshën time”, shkruan reperi krahas fotos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

© Panoramaplus.al