Ai është një ndër reperët më të pëlqyer e të ndjekur nga publiku shqiptar. Është fjala për Getoar Selimin, i cili komentohet shpeshherë për jetën e tij private e atë profesionale.

Getoari është i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin”, pas katër vitesh mungesë në studiot televizive.
Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij në “Instagram” videon promo të puntatës së sotshme. Në një moment dëgjohet reperi teksa tregon se sa vuan ai nga mjekra e tij.
“Kur zgjohem nga gjumi me zor e gjej gojën”, është shprehur me humor Getoar Selimi.


