
Edhe “çunat e këqinj” dinë të prekin me fjalët e tyre. Rasti konkret është Getoar Aliu i njohur si Getinjo, i cili ka shfaqur një anë tjetër të tijën në rrjetet sociale.
Reperi ka publikuar një fotografi ku duket së bashku me prindërit dhe vëllain e tij, Mozzik. Krahas imazhit Aliu i ka dedikuar fjalët më të ëmbla njerëzve të tij të dashur.
“Sa i përket muzikës, e ndjekim trendin botëror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i përket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit baba dhe nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se çka është respekti dhe çka është dashuria! Ju përshëndesim”,-ka shkruar Getinjo.

Më herët kujtojmë që reperi i ka kërkuar çdokujt që shpërndan intervisata apo video të ndryshme të tij në rrjete sociale të heqë opsionin e komenteve. Shkak për këtë veprim janë bërë komentet e shumta negative që bëhen kundrejt familjes së tij.
“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mia ose ndonjë postim timin edhe e postoni nëpër TikTok, ju lutem ndaloni komentet se janë çuar peshë me fjalë të rënda e me ofendime në familje. Zoti ju ruajt. Unë s’jam kategori e këtij lloji. Respekte,”-shkruante Getinjo në Instastory.


