Reperi i njohur Getinjo është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it. Ai përflitet mjaft jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën e tij private.

E kemi parë herë pas here në shoqërinë e vajzave të ndryshme, për të cilat publiku ka aluduar se ka nisur romanca të reja. Por vetë reperi nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto thashetheme.
Mirëpo së fundmi, ai ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet në momente intime pranë një femre misterioze.

Getinjo shfaqet duke e përkëdhelur lehtë në shpatull vajzën brune, teksa i zbulon tatuazhin që ajo ka në krah. “Pssss”, shkruan ai në video.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
