Ai është vëllai i reperit të njohur Mozzik, por është gjithashtu mjaft i suksesshëm në industrië e muzikës. Getinjo gjithashtu është një nga më të vlerësuarit nga fansat e hip hopit.

Njihet gjithashtu edhe për postimet ‘ngacmuese’ që bën herë pas here në rrjetet sociale.
Megjithëse i suksesshëm, Getinjo na ka habitur me një lajm që vetë ai ka vendosur ta ndajë me adhuruesit e tij në ‘Instastory’.
“Prej sot unë Getinjo vendos të mos bëj më këngë të reja dhe të largohem ngadalë nga muzika. Faleminderit për përkrahjen deri sot”, shkruan reperi.
Megjithëse duket tronditës si lajm për fansat e tij, ai duket sa ka vendosur të verë në lojë të gjithë ata që e duan muzikën e tij.
Në ‘story-n’ e rradhës ai tregon që thjesht është duke bërë shaka dhe se albumi është gati për t’u lançuar.



