3 Qershor, 2023

Getinjo dhe Vivien rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit/ Reperi publikon foton me ish-banoren e “BBVKS”


Prej disa ditësh po përflitej se ish-çifti i “BBVK”, Vivien Thano dhe reperi i njohur Getinjo janë rithyer në ‘krahët’ e njëri-tjetrit dhe kjo erdhi pas fotove dhe videove që qarkulluan në rrjet të çiftit në Ferizaj.

Mesa duket këto lajme janë të vërteta, pasi Getinjo ka publikuar një foto me modelen në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu rikthimin e tyre.

Ata dukeshin shumë të lumtur, ndërsa të dy kishin vendosur kapuça që nxirrnin në pah vetëm pjesën e syve.

Kujtojmë se dyshja u njohën brenda spektaklit të “Big Brother VIP Kosova” ku nisën një romancë të cilën e vazhduan dhe jashtë shtëpisë. Madje menjëherë pas mbarimit të spektaklit, Vivien u shpërngul në shtëpinë e reperit në Ferizaj.

© Panoramaplus.al