Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur kolumbiane, Shakira, Gerard Pique së bashku me të dashurën e tij Clara Chia është zhvendosur për të jetuar në residencën e tij, sipas një burimi për The Sun.

Banesa që futbollisti ka vendosur që të jetojë me të dashurën thuhet se është e njëjta që ai ka jetuar me këngëtaren gjatë shtatzanisë së saj të parë.
Gjithashtu gazetari Pepe del Real tha për ‘El Programa de Ana Rosa’ se kjo është shtëpia e parë që këngëtarja dhe futbollisti kanë jetuar së bashku në Spanjë.
“Shakira jetoi në atë shtëpi në vitin 2012 kur mbërriti në Barcelonë. Për më tepër, fotot e Shakirës teksa po vinte në banesë pasi kishte lindur fëmijën e parë me Pique ishin po në atë shtëpi, e cila ndodhet në qytetin e Cambrils. Është mjaft e sigurt, nuk është pranë detit, por ka shumë privatësi.“- tha Pepe del Real.
Teksa shtoi: “Është shtëpia e vjetër e Pique. Nuk është një fole e re dashurie, është një shtëpi që Pique do ta përdorin për të jetuar ose për të kaluar verën me Clara Chía.”
Çifti do të largohet nga apartamenti në qendër të qytetit të Barcelonës dhe do të zhvendoset në rezidencën, e cila është vetëm disa metra larg plazhit, sipas burimit.

Kjo lëvizje e Pique vjen menjëherë pasi në rrjet qarkulluan lajme se Shakira shijoi tre darka romantike me Lewis Hamilton në vilën e saj në Ibiza.



