Një ditë më parë, u përhap menjëherë lajmi se këngëtarja e njohur, Gemta Ismajli, është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Dyshimet linden pasi Genta që prej muajit gusht nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, dhe u tha se po fsheh shtatzëninë e mundshme.

Po Genta vendosi që të reagonte menjëherë, duke postuar disa video në “Instastory”. Nga pamjet vihet re trupi elegant dhe barku i sheshtë i këngëtares.

Kështu, Ismajli ka dashur që të hedhë poshtë fjalët se ajo është në pritje të ëmbël.


