30 Prill, 2019

Genta Ismajli habit me deklaratën, zbulon se kur dëshiron të bëhet nënë (VIDEO)


E ftuara e radhës në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë” ditën e djeshme ishte këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, e cila promovoi videoklipin e ri me titull “Zjarr”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Genta ndau me publikun edhe të reja nga jeta e saj personale. Ndërkohë kujtojmë se prej kohësh ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve. E gjatë bisedës së djeshme, Ismajli tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër.


Pasi dha këtë përgjigje, pak sekonda më pas Genta shpërtheu në të qeshura, duke na lënë të dyshojmë nëse ka realisht plane për të pasur fëmijë së shpejti apo ishte thjesht një shaka e momentit.

Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër, e ndër to nuk mund të mungonte as trupi i bukur.

“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.

© Panoramaplus.al