8 Tetor, 2019

Gent Zenelaj parashikon një lidhje deri në fund të DËM. Për kë e ka fjalën?


Një nga anëtarët e jurisë së “Dance With Me” të këtij sezoni është aktori Gent Zenelaj. Me humorin që e karakterizon, ai nuk le rast pa ngacmuar me batuta personazhet që marrin pjesë këtë vit.

Ngacmimeve të tij nuk i kanë shpëtuar as Mateus Frroku e Eliona Pitarka. Madje Genti parashikon diçka shumë interesante për Mateusin. Ai mendon se deri në fund të spektaklit, këngëtari do ketë gjetur dashurinë. Ndërsa Elionën e ngacmoi për jetës e saj private.

Dëgjo, ti ke filluar ta pëlqesh këtë gjënë, me goca, me femra, me balerina që rrotullohen, ka filluar të të qeshë fytyra. Parashikoj ndonjë lidhje unë deri në fund të këtij spektakli”, – iu drejtua Genti këngëtarit e  më pas iu kthye edhe Eljonës: “Eljona, meqë është mami këtu, po juve ndonjë të dashur e keni, ta marrë vesh dhe mami?

Jo jo, këtë përgjigjen e jap pa frikë, sepse mami e di” – shtoi ajo, por Genti nuk e la me aq: “Po ne, kur do ta marrim vesh, apo do e mbash sekret?

Pak më vonë

Pi një kafe me mamin unë dhe… Mami i love you”,- e mbylli aktori.

 

© Panoramaplus.al