Që Genc Prelvukaj është romantik, u kuptua që kur zbuluan sesi i propozoi të dashurës së tij, Eni Koçi. Madje edhe nëpër komentet që lë në fotot e këngëtares, duket se ai kujdeset që të gjej fjalët më të bukura për të.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së Enit. Këngëtari i njohur ka publikuar një foto të partneres së tij në “Instastory”, ku në të shkruan: “Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”.

Sigurisht që urimi i ka pëlqyer Enit, e cila ka vendosur që ta ripostojë në “Instastory”-n e saj, duke e shoqëruar me shumë emoji me zemër.


