Vitin a kaluar, dy këngëtarët e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në fejesë dhe tashmë të gjithë po presin me padurim një dasmë.

Pak ditë më parë, Eni publikoi në “Instagram” disa video e foto nga dasma e vëllait të Gencit, ku ndjekësit nisën urimet e shumta duke shpresuar që tashmë të shihnim dasmën e tyre.

Por deri tani Eni dhe Genci ende nuk kanë caktuar ndonjë datë se kur ata mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Por kujtojmë se këngëtari ka qenë një herë i martuar me ish-partneren, Arta, me të cilën ka një djalë 14 vjeç, të quajtur Gjin.

“Bordo” shrkuan se Eni dhe Gjini kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, pasi ndiqen edhe në rrjetin social “Instagram”.
© Panoramaplus.al
