Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur për të gjithë si Paloma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”. Gjatë intervistës, ajo foli rreth mënyrave se si mund të mbahet marrëdhënia në çift “e gjallë” dhe pasionante, edhe me kalimin e viteve.

Gazetarja ka që prej vitit 2015 e martuar dhe zbuloi se në rastin e saj nuk ka asnjë sekret që e bën lidhjen të funksionojë siç duhet. Përkundrazi spontaniteti dhe sinqeriteti që e karakterizon, bëjnë që bashkëshorti të tërhiqet edhe më tepër prej saj.
I vetmi problem në familjen e tyre mbeten punët e shtëpisë, e sidomos të gatuarit, që për Palomën konsiderohet mision i pamundur.

“Ne kemi probleme të tjera, gatimi, punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë”, tha ajo duke qeshur.
Gazetarja gjithashtu tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, madje kjo e fundit mban anën e saj sa herë që i biri i tregon për zënkat mes tyre.
“Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: po lërë mo rehat të shkretën”, përfundoi Paloma. /Tch/

