Gazetari i njohur Ervin Kurti do të jetë pjesë e emisionit “E Diell” që nis këtë të diel në ekranin e “Top Channel”.

Si pasojë ai ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, për të zbuluar më shumë rreth asaj se çfarë do të ndodhë në puntatën e parë tek “E Diell”.
Ashtu sikurse moderatorët e tjerë të programit, Ervini do të ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “showbiz”-it shqiptar.
Për të mbetur te këta të fundit, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat.
E pasi ky koment tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të tjerë, Ervini shtoi se madje ka fjetur edhe me burrat e tyre.
E sigurisht që e gjithë kjo është thënë në kuadrin e një shakaje, që shkaktoi plot të qeshura në studio.


