9 Shtator, 2022

Gazetari i njohur i zbulon të dashurën Noizyt. Kush është vajza që reperi e mban larg syrit të publikut?


 Noizy thotë se është beqar, por miku i tij dhe gazetari Eraldo Rexho shprehet se reperi në fakt ka një të dashur.

Ai ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku mes të tjerash dikush e ka pyetur: “Ka të dashur Noizy?” Për habinë e të gjithëve, Eraldo ka shkruar krah një fotoje me Noizyn: “Ka derri, por nuk tregon”.

Tashmë kurioziteti është i madh lidhur me partneren e reperit që ai e mban larg syrit të publikut.

Në të gjitha prononcimet e fundit që ka bërë rreth jetës së tij private, Noizy është shprehur se është beqar dhe do të vijojë të jetë vetëm për një kohë të gjatë. Në një intervistë me moderatorin Labinot Gashi, Noizy u pyet rreth jetës së tij personale.“Të gjithë u martuan, po ti?”– ishte pyetja që moderatori i drejtoi duke i përmendur disa nga kolegë të tijë që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha Noizy duke qeshur.

Teksa ka zbuluar se nuk i ka ndodhur shpesh të ketë “heart attack” nga një vajzë, Noizy tha se mundësia që partnerja e tij e ardhme të jetë pjesë e showbizit është “zero.” “Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja ajo të jetë e qeta. Nuk ka shance të merrem e të lidhem e të çoj me dikë të famshme është zero”– tha Noizy gjatë një interviste pak kohë më parë.

© Panoramaplus.al