Gazetarët e një emisioni të shteti fqinj, Greqi, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të shkuar në vendlindjen e këngëtares së famshme, Eleni Foureira.
“Happy Day” quhet emisioni që i dedikoi Elenit një kronikë, në të cilën banorët e fshatit Selisht, vendlindja e këngëtares, folën fjalët më të mira për të.

Gazetarët e “Happy Day” shkruan në Selisht, që ndodhet 1 orë larg qytetit të Fierit e aty u takuan me kreun e kësaj njësie administrative. Ajo u tah atyre se familja e Elenit kishte jetuar në këtë fshat para se të emigronte për në Greqi.
“Që do të bëhej kaq e famshme Eleni nuk e kanë ditur vetë prindërit, jo më ne si banorë. Por unë jam shumë e lumtur si banore dhe si kryetare e Bashkisë së këtij qyteti, që një vajzë e rritur në qytetin tim, të ketë këto parametra si këngëtare. Eleni do të ketë një ftesë të posaçme nga unë kryetarja e Bashkisë për të ardhur në këtë qytet dhe të përshëndes banorët e këtij qyteti ku është rritur deri në një moshë të caktuar, për të dhënë një koncert”, tha kryetarja e Bashkisë.
Gjithashtu për gazetarët e “Happy Day” folën edhe banorë të këtij fshati, të cilët i dërguan këngëtares me origjinë shqiptare edhe një mesazh.
“Siç ke qenë një vajzë e mirë, e edukuar dhe e respektuar, vazhdo të qëndrosh kështu. Ka gjakun e babait tim dhe edhe prindërve të Elenit bravo u qoftë për vajzën që ka edukuar, shumë vajzë e mirë”, tha një grua.
“Mendoj se e ka ndryshuar mbiemrin e saj. Ajo është bija jonë. Është fëmijë i vetëm, ka lindur këtu. Emrin e vërtetë e ka Entela”, thanë disa prej banorëve që u pyetën nga stafi i emisionit në Greqi, i cili realizoi një reportazh në vendlindjen e këngëtares.

Ndërkohë kujtojmë se Eleni Foureira prej vitesh jeton dhe punon në Greqi, ku ka ndërtuar karrierën e saj të suksesshme. Ndërsa këtë vit përfaqësoi Qipron në “Eurovision” duke zënë vendin e dytë.
© Panoramaplus.al
