7 Nëntor, 2018

Gaz Paja ka 2 fjalë për konkurrentin që ofendoi Renato Mekollin: Uli duart…


Emisioni “Hell’s Kitchen” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të situatave të tensionuara mes shef Renato Mekollit dhe konkurrentëve.

Së fundmi bëri bujë sherri i Renatos me një konkurrent i cili shpërthej në ofendime nda shefit të kuzhinës.

Pasi Renato e pyeti çfarë tha kur u largua nga frigoriferi, Erioni ja ka kthyer: “Do ta dish? Epo na u ça ka**.”, duke ja thënë troç shefit.

Ndërsa ditën e sotme aktori i njohur Gaz Paja, i cili ka imituar më së miri Renaton në spektaklin e humorit “Portokalli”, ka takuar të gjithë konkurrentët e “Hell’s Kitchen”.

Ai ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shfaqet me konkurrentët e “Hell’s Kitchen”. Në foto vihet re se Erioni, konkurrenti që ofendoi Renaton, ka ngritur të dyja duart lart teksa ka pozuar para kamerës.

“Uli duart ti uli. Plasi xhani ty për mua gjasme”, ka shkruar Gazi me humor për Erionin.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al