10 Korrik, 2019

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij nisin muajin e mjaltit, shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit (FOTO)


Rreth një muaj më parë, Gaz Paja, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me Ira Seferin në martesë.

Aktori i njohur i “Portokallisë” dhe Ira i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të zhvilluar në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.

E teksa të gjithë fansat e tyre prisnin që pas fotove të dasmës, të shihnin edhe ato të muajit të mjaltit, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gaz Paja pati angazhime të ndryshme gjatë kësaj kohe, sa iu desh që të shtynte muajin e mjaltit. Por tashmë ka ardhur koha edhe për pushime për çiftin.

Gazi ka zbuluar së fundmi se kanë nisur muajin e mjaltit dhe shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.Deri tani ata nuk kanë zbuluar ende se ku ndodhen, megjithatë me siguri në ditët në vazhdim me siguri do e tregojnë.

© Panoramaplus.al