
Jo rrallëherë bashkëpunimet mes një këngëtari dhe një këngëtareje në muzikë interpretohen si lidhje romantike. Kjo ka ndodhur me Kidën dhe Mozzik, Kidën dhe Butrintin, Dhurata Dorën dhe Noizyn, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti e shumë të tjerë…së fundmi edhe Loredana me Noizyn.
Një muaj më parë Noizy bashkëpunoi me ish-partneren e Mozzik, Loredana, me të cilën solli një këngë me titull ‘Heart Attack’. Ata janë parë shpesh bashkë në koncerte e jo vetëm teksa reperja do jetë edhe në koncertin e Noizyt ‘Alpha’. Në rrjet ka patur aludime lidhur me raportin e Noizyt me Loredanën dhe dyshime se mes tyre ka patur diçka më shumë se miqësi dhe bashkëpunim. Madje, Cllevio ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur para sherrit me Noizyn: “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”.
Mbrëmjen e sotme Loredana ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar më në fund gjithçka. Ajo tha se janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë. Para disa javësh reperja tha se ka kërkuar 100 mijë euro për një performancë në festival, por te Noizy tha se do performojë pa lekë. “Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha ajo.
Sa i përket jetës personale, Loredana tha se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.
Prishja e raportit me Noizyt dhe Mozzik
Prej kohësh aludohet se Noizy dhe Mozzik nuk janë më miq dhe një nga arsyet pse fansat aludojnë se çoi në prishjen e raporteve është raporti i Noizyt me Loredanën.
Dy reperët kanë fshirë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka gjasa që të ketë qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkë. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.
| “Trending nuk blihet”/ Noizy thumbon Butrint Imerin, Taynën dhe Mozzik në rrjetet sociale?
© Panoramaplus.al
