13 Shkurt, 2020

Gati një vit pas dasmës ylli i Game of Thrones shtatzënë. Pret fëmijën e parë me këngëtarin e famshëm


Sophie Turner dhe Joe Jonas po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë gati 1 vit pasi u martuan.

Aktorja 23-vjeçare raportohet se është shtatzënë. Ndërsa çifti ende nuk ka konfirmuar lajmin.

Sipas burimeve për E! News yll i Game of Thrones është 4 muajshe shtatzënë dhe raportohet se janë jashtëzakonisht të emocionuar.

“U thanë familjarëve të tyre dhe të gjitha janë të lumtur për ta,”- tha burimi.

Sophie dhe këngëtari i famshëm u martuan në Los Angeles në maj të vitit të kaluar dhe bënë një ceremoni të dytë një muaj më vonë në Francë.

Ajo u fotografua këtë muaj në krah të bashkëshortit në Londër e veshur me në pallto të madhe.

© Panoramaplus.al