20 Korrik, 2021

“Gati e bëre në brekë kur …”- Plasin kërcënimet mes dy ish-konkurrentëve të Përputhen: Do ta djeg shpirtin


Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xhavarina ka djegur me cigare foton e ish-rivalit të tij në program, Blerim Dautit si përgjigje ndaj deklaratave të këtij të fundit, i cili e ka quajtur person të “paqëndrueshëm”.

Veprimi i tij teksa ishte i ftuar në emisionin “Në pranga”, ka sjellë reagimin e ashpër të Blerim Dautit, i cili nuk ka kursyer as kërcënimet ndaj tij.

Madje ka treguar edhe një rast kur dy shokë të tij kanë tërhequr nga motori Atdhe Xhavarinën dhe ai “gati sa nuk e ka bërë në brekë”.

Ish-konkurrenti i Përputhen u shpreh se “nuk di të djegë foto, ama shpirtin di që ta djegë shumë mirë”, duke iu drejtuar rivalit të tij me fjalët “mbaje mend këtë”.

Blerim Dauti u shpreh se Atdhe Xhavarina, të cilin e konsideroi “një bisht të zi, pa çehre shqiptari”, ka tentuar disa herë “ta djegë” së bashku me produksionin dhe një prej konkurrentëve të programit.

“Ai bishti i zi që edhe çehren nuk e ka shqiptari mbrëmë në një intervistë të tij ka djegur foton time. Unë e di që ai vdes të më djegë mua, disa herë, edhe nëpërmjet produksionit, si edhe një prej konkurrentëve. Por gjithmonë e ka pasur të kotë. Dua ta pyes si është ndjerë kur dy shokë të tonë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në brekë prej tyre. Edhe mbrëmë as nuk guxoi t’ia përmendë emrat. Dua t’i them diçka unë foto nuk djeg dhe nuk di të djeg, ama shpirtin ta djeg keq. Mbaje mend këtë,”- tha ai në një video publikuar në rrjetet sociale.

 

© Panoramaplus.al