17 Dhjetor, 2021

Gati dy javë pas operacionit në tru, deputetja Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend! Si u prit nga kolegët


Deputetja kosovare, Adriana Matoshi është rikthyer në Kuvend, pas operacionit të vështirë në tru për heqjen e tumorit.

 

Deputetja e LVV u shfaq gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ku po diskutohej shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022.

Sipas mediave kosovare, Adriana Matoshi u prit me duartrokitje nga kolegët e saj, ndërsa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.

Ligjvënësja kosovare iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru dy javë më parë, i cili iu shfaq për herë të dytë 9 vite pasi mundi sëmundjen e rëndë.

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe tashmë Adriana Matoshi iu rikthye jetës normale.

© Panoramaplus.al