Përplasja e ashpër e Edit me Erionin në “Për’puthen” që gati përfundoi në konflikt fizik ka mërzitur shumë Anën, e cila u ndje shumë keq dhe shpërtheu në lot.
Komenti i Arjan Konomit bëri që Ana Lleshi dhe Edi të dilnin nga studio, ndërsa Erioni sqaroi se si qëndron e vërteta dhe theksoi se nuk bën sherr për asnjë femër.
“Qaj Ana, shpërthe, se ti e bëre këtë, ti e ke fajin se gati do ishin vrarë”, u shpreh opnionisti Arjan Konomi.
“Nuk e njeh historinë time me Edin se kemi pasur një përballje para shumë vitesh. Nuk përlahem për një femër. Po flet shumë gabim”, deklaroi Erioni.
© Panoramaplus.al

