10 Qershor, 2019

Gashi i revoltuar me fanset e tij: Nuk do të përqafoj… (FOTO)


Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, ka bërë së fundmi një status në profilin e tij në “Instagram”, dedikuar vetëm femrave.

Ai u ka hedhur një kunj atyre femrave që bëjnë shumë makijazh dhe i kanë prishur veshjet teksa e kanë përqafuar. Nëpërmjet këtij postimi, duket se Gashi ka lënë të kuptohet se nuk i pëlqejnë vajzat që përdorin shumë make-up.

“Nuk do të përqafoj më fanse me shumë grim, më keni prishur xhaketat e mia Prada shumë herë”, shkruan reperi në postimin e tij, të cilin më pas vendos që ta fshijë.

Ndërkohë projekti më i fundit tij “Roses” duket se është pritur mjaft mirë nga publiku, ku deri tani ka arritur mbi 280 mijë klikime në kanalin e “Youtube”.

© Panoramaplus.al