Të gjithë e urrejnë ndotjen plastike në oqeane, dete dhe në mjedise të tjera. Apo jo? Është një pamje trishtuese kur shohim fotot e breshkave të kapura në rrjetat e braktisura të peshkimit, zogjtë e ngatërruar në paketimet e hedhura, ose sasia e madhe e peshqeve që përfundojnë duke konsumuar mikroplastikë.

Megjithatë, rezulton një specie e veçantë e cila nuk ndihet aq keq ndaj problemit në rritje të plastikës në oqeane apo dete, madje ato në fakt tërhiqen nga këto mbetje.
E lexuat mirë? Janë gaforret vetmitare të cilat joshen nga plastika në oqeane.
Një material shtesë në plastikë e quajtur Oleamide, dihet tashmë se është një feromon seksual dhe stimulues për specie të veçanta detare, duke përfshirë edhe karkalecat.
Në këtë këndvështrim, studiuesit e Universitetit të Hull-it, kanë zbuluar se gaforret vetmitare ekspozohen ndaj kimikateve, ku shkalla e tyre e frymëmarrjes rritet, duke shfaqur eksitim dhe tërheqje.
“Studimi ynë tregon se oleamidi tërheq gaforret vetmitare”, thotë Paula Schirrmacher, një kandidate për doktoraturë.
“Shkalla e frymëmarrjes rritet ndjeshëm në përgjigje të përqendrimeve të ulëta të oleamidit në plastikë dhe gaforret vetmitare shfaqin një tërheqje krahasur me reagimin e tyre ndaj një stimuluesi të ushqyerit”.
“Oleamidi ka një ngjashmëri të madhe me acidin oleik, një kimikat i lëshuar nga artropodët gjatë dekompozimit. Si pastrues, gaforret vetmitare mund të identifikojnë gabimisht oleamidin si një burim ushqimi, duke krijuar një kurth. Ky studim tregon se kullimi shtesë mund të luajë një rol të rëndësishëm për tërheqjen e gjallesave detare drejt materialeve të plastikës”.
Po ashtu, IUCN ka vlersuar se të paktën 7.2 milionë ton plastikë është hedhur në oqeane çdo vit, duke theksuar së në vitet që vijojnë ky problem veçse do të përkeqësohet edhe më shumë.
© Panoramaplus.al
