Sezonin që kaloi i “Për’Puthen” një ndër konkurrentet më të komentuara të saj ka qenë Efi.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante. Ajo u pyet nëse ka kontaktuar së fundmi me Fation Kuqarin apo me Atdheun në Whatsapp.

Por si u përgjigj ajo? Ajo tha për Fationin se “s’kam ndonjë mesazh, një gjë pune, s’ka lidhje fare…”. Ndërsa për Atdheun, Efi tha se nuk ka pasur kontakte kohët e fundit.

Kujtojmë se më herët, gjatë pyetjeve “60 sekonda” për Prive, Efi dha disa detaje për jetën e saj si dhe foli edhe për raportin me Fationin. Por a është bërë pishman ajo për ndërhyrjen në hundë? “Jam shumë e lumtur”, tha ajo.

“Por raporti me Fationin si është dhe a do të ketë një marrëdhënie mes tyre? “Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj ajo. “Me shokët nuk mund të flasësh përditë”, tha ajo kohë më parë duke zbuluar se mesazhi i fundit mes saj dhe Fationit ka qenë para një jave.

Pra, mesa duket, Efi dhe Fationi ruajnë ende kontaktet me njëri-tjetrin dhe komunikojnë shpesh. Ata u bënë të dy të njohur nga “Për’Puthen” e më pas morën pjesë edhe në “Kepin e Tundimeve”.
© Panoramaplus.al

