1 Shkurt, 2022

Futi këngëtarin brenda shtëpisë, “Vëllai i Madh” jep dënimin për Donald Veshajn: Shkon në nominim dhe nuk do të jetë…


donaldiDonald Veshaj, konkurrenti i Big Brother Vip theu rregullat gjatë prime-t të kaluar, pasi shoqëroi këngëtarin Mozzik, në ambientet e shtëpisë.

Dënimi që i dha Vëllai i Madh ishte se ai sot do të shkojë në nominim dhe nuk do të ketë të drejtë të nominojë banorët e tjerë.

Gjithashtu aktori nuk mund të jetë as në votimin e hapur sot, ku publiku zgjedh finalistin e parë të Big Brother Vip.

Ardhja e këngëtarit Mozzik të premten ku performoi për banorët ka qene shkaku i një debati të ashpër mes Ilirit dhe Donaldit mbrëmjen e sotme.

Aktori u shpreh se nuk është e drejtë që banoret kundërshtojnë vetëm atëherë kur Vëllai i Madh e ve në dukje si një gabim e thyerje rregulloreje.

Ndërkohe Iliri nga ana tjetër e ka quajtur te padrejte qe dikush te vije brenda ne shtëpi dhe te beje elektorat votash për dike.

© Panoramaplus.al