5 Shtator, 2019

Futbollisti i njohur hakmerret ndaj ish-të dashurës, paguan 5 mijë euro për ta eliminuar nga “Big Brother”


Futbollisti i njohur, Jese Rodrigues, ka paguar 5 mijë euro me mesazhe që të eliminonte ish-të dashurën nga reality show “Big Brother 2018”.

Ndarja e çiftit erdhi në 2018-n, vetëm një vit pas lindjes së djalit, Nyan. Pas ndarjes nga ish-lojtari i Real Madridit, Aurah Ruiz, mori pjesë në versionin spanjoll të “Big Brother”.

Por Jese, në shenjë hakmarrje ndaj asaj që e dërgoi në gjyq, vendosi që ta eliminonte sa më shpejt. Aurah e denoncoi yllin e Sportingut të Lisbonës, ku e akuzoi se neglizhoi detyrimet e tij si baba.

Mediat e huaja shkruajnë se plani i Rodrigues funksionoi mëse miri, pasi modelja ishte e para që u largua nga reality show.

© Panoramaplus.al