28 Shtator, 2022

“Fustanin e parë ma kanë sharë shumë/ Armina Mevlani zbulon detaje të reja pas dasmës: Ja përse e zgjodha


Dasma e Armina Mevlani  me Shkëlzen Berishën ishte padyshim kryefjala e javës që lamë pas dhe në vazhdim.

Së fundmi, blogerja ka treguar pas dasmës detaje të tjera dhe një ndër do ishte fustani i nusërisë. Gjatë diskutimit në programin “Goca dhe Gra”, Armina zbuloi se fustani i saj i parë i cili ishte i dizenjuar nga stilistja Vivienne, nuk është pëlqyer aspak. Sipas saj fustani ishte i punuar deri në detaje për të.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, – tregoi Armina.

Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, çifti më në fund kurorëzuan dashurinë në martesë, duke nisur kështu një etapë të re në jetën e tyre. Ceremonia u mbajt në prag të përvjetorit të tyre të 10-të, ku patën rreth 300 të ftuar.

Dekori dhe të gjitha detajet e tjera, u përzgjodhën nga vetë çifti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe, sidomos Armina, që njihet për shijen e saj të hollë.

© Panoramaplus.al