5 Qershor, 2022

“Fustani i hakmarrjes”/ Rastësi? Shakira u shfaq e veshur me fustanin e njëjtë si të princëshë Dianës disa ditë para së të konfirmohej lajmi i ndarjes nga Pique


Akush nuk do ta mendonte se Shakira po na jepte të gjitha sinjalet kur u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë 2022 e veshur me një fustan të zi spektakolar. Këngëtarja ka njoftuar ndarjen e saj nga Gerard Pique pas 11 vitesh lidhje.

Thashethemet filluan të marrin dhenë në fund të majit, por raportimet e mëtejshme konfirmuan se ata kanë qenë në krizë për të paktën tre muaj. Në fakt, emisioni ‘Mamarazzis’ në Youtube i drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit.

Një pabesi e supozuar nga mbrojtësi Pique, është ndoshta shkaku i kësaj ndarjeje mes dy personazheve publike. Megjithatë, nuk ka asgjë të konfirmuar nga asnjëra palë në lidhje me këtë version. Por shenjat janë dhënë dhe ajo që ndoshta i vuri vulën është fustani i zi mbresëlënës i Shakirës nga festivali i filmit në Kanë në maj.

Duhet të kishim parë shenjat kur Shakira po tërhiqte një lëvizje të princeshë Dianës duke veshur ‘fustanin e hakmarrjes’.

Arsyeja pse ky është quajtur ‘fustani i hakmarrjes’ ka një histori të tërë pas saj, Diana ishte e freskët pas një skandali me ish-bashkëshortin Princ Charles. Pasi u njoftua lidhja e tij me Camila Parker-Bowles në vitin 1994, princesha Diana mori pjesë në Gala të Vanity Fair e veshur me një fustan të bukur të zi që është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Shakirës.

Edhe pse kjo mund të jetë një rastësi, ajo përshkruan në mënyrë të përsosur personalitetin e grave. Jo vetëm gratë, por edhe burrat, veçanërisht kur ata thjesht u tradhtuan. Liria që Ladi Di ndjeu për të veshur këtë fustan pas skandalit që goditi mediat, është e njëjta liri që ndjeu Shakira teksa ishte në Kanë.

 

© Panoramaplus.al